Transmetuar më 10-08-2018, 10:44

Nëse keni hasur në vështirësi për të lënë shtatzënë partneren tuaj, atëherë kujdes me mbathjet që përdorni.

Ato janë mjaft të rëndësishme për cilësinë e spermës suaj. Ky është konkluzioni i arritur pas një studimi të kryer nga “Harvard TH Chan” në Shtetete e Bashkuara.

Hulumtuesit zbuluan se meshkujt që mbajnë të brendshme të lirshme kanë cilësi më të lartë të spermës.

Por si shpjegohet kjo. Mbathjet e ngushta shkaktojnë temperaturë më të lartë rreth testikujve që ul koncentrimin e spermës deri në 25 % më pak sipas hulumtuesve.

Në studim morën pjesë 656 burra.

Mjekët thonë se ndjekja e këshillës për të brendshmet do të përmirësojë fertilitetin te meshkujt./a.m./noa.al/