Transmetuar më 10-08-2018, 10:25

Operatori i Shpërndarjes së energjisë vijon aksionet në terren për të zbuluar grabitësit e energjisë.

Grupet e OSHEE kanë zgjedhur një strategji për të kapur në befasi abonentët abuzues duke kryer kontrolle gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Kontrollet janë fokusuar tek ata fidra ku humbjet raportohen më të mëdha.

Në dy javët e fundit, përfshi edhe të dhënat e datës 8 gusht, janë proceduar penalisht 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Mbi 65% e vjedhjes së energjisë është konstatuar në zonat e Koplikut dhe të Bushatit dhe forma më e përdorur është furnizimi me linja të dyta jashtë matjes, si edhe përmes manipulimit të matësit.

Sipas Rezart Isufaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale OSHEE Shkodër, mesatarisht çdo ditë kryhen 70 kontrolle, kryesisht në fidrat me humbje më të lartë; në orët e pasdites dhe darkës.

OSHEE thotë se askush nuk kallëzohet në polici se është debitor ndaj faturave, ndëshkohen ata persona që vjedhin energjinë elektrike dëmtojnë matësin.

 “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, citon nenin 137 OSHEE.

OSHEE thotë në njoftimin për emdiat se “është e vendosur të luftojë pa kompromis evazionin ne sektorin e energjisë elektrike, për të vendosur barazi në këtë sektor; ku përfitimet nga zbatimi i ligjit në pagesat e faturave do të jenë shumë herë më të mëdha në favor të abonentit, dhe në investime për një shërbim më të lartë dhe cilësor”./a.m./noa.al/