Transmetuar më 10-08-2018, 09:37

Në muajin Korrik në Dibër u shkatërrua një bandë që dyshohet për dhjetëra grabitje në qarkun e Dibrës, kryesisht në Bulqizë. Në operacionin e parë u prangosën dy persona ndërkohë pas një muaji, u arrit të vihet në pranga edhe i treti, shtetasi Viktor Rudi 24-vjeç.

Ndalimi i tij në kuadër të operacionit “Maqellara” finalizuar në datën 23.07.2018 thotë policia. Ky shtetas dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonën e Maqellarës, ku në bashkëpunim me shtetasit ( R.J dhe E.J, të arrestuar më datë 23.07.2018) kryenin vjedhje banesash. 

Vjedhjet e kryera:

Më datën 22.07.2018, rreth orës 02.30, të natës, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60-litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të shtetasit E.L. si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e shtetasit F.L.

Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton se ky grup të jenë edhe autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera dhe konkretisht :

Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit O.Xh, banues në Maqellarë.

Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur një viç në ahurin e bagëtive të shtetasit F.J, banues në Maqellarë.

Më datë 25.06.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q.S, banues në Melan.

Më datë 19.07.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.L, banues në Maqellarë.

Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale:

Një automjet tip “Benz”, 3 bidonë plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular./a.m./noa.al/