Transmetuar më 10-08-2018, 07:56

Prej vitit 2016 në Shqipëri strehohen më shumë se dy mijë anëtarë të MEK, opozitës iraniane në ekzil. Strehimi i tyre shpesh herë është parë si kërcënim për vendin në të shkuarën MEK ka shërbyer si formacion luftarak kundër regjimit të ajatollahëve në Iran, e po ashtu, inteligjenca e këtij vendi mund të ndërmarrë sulme ndaj tyre.

Edhe vetë anëtarët e MEK kanë folur për rrezikun e mundshëm nga sulmet e regjimit.

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ka thënë për Fox News se “komplotet e regjimit iranian në Shqipëri dhe në Paris ishin të ngjashme me operacionet që ISIS kreu për të targetuar turmat e mëdha dhe për të shkaktuar dëme në një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë”.

Në shkrimin e medias amerikane, zbulohet edhe një kërcënim për Ministrin e Diasporës Pandeli Majko. Mësohet se shërbimet amerikane e kanë informuar ministrin për kërcënimin ndaj tij, dhe kjo pohohet nga vetë Majko.

Ai ka deklaruar se amerikanët i kanë sugjeruartë rrisë sigurinë.

“Nuk kam frikë”, mësohet se ka deklaruar Majko për Fox News.

Ndërkohë, një zyrtar amerikan konfirmoi se Shqipëria ka arrestuar dy iranianë nën akuzën e terrorit. Dyshohet se ata do kryenin sulme ndaj muxhahedinëve./a.m./noa.al/