Transmetuar më 09-08-2018, 22:44

Një ngjarje shokuese në Perugia ka tronditur Italinë.

Mediat vendase njoftojnë se një italiane 27-vjeçare, ka hedhur me dëshirë foshnjën e porsalindur në një vend të fshehtë, e cila më pas ka ndërruar jetë.

Veprimi i tmerrshëm është zbuluar nga kamerat e sigurisë.

Mësohet se 27-vjeçarja italiane, Giorgia Guglielmi e kishte foshnjen me një shqiptar, i cili punonte si murator.

Mediat vijojnë më tej duke thënë se 27 vjeçarja kreu lindjen në kushte shtëpiake, e mori foshnjën dhe pasi e futi në një qese plastike e hodhi atë në një parking makinash.

Mësohet se shqiptari dhe 27-vjeçarja italiane kanë edhe një vajzë 2-vjeçare së bashku.

Para hetuesve ajo ka thënë se e ka kryer këtë veprim të tmerrshëm për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Zëvendësprokurorja e rastit Barbara Mazzullo, ka kërkuar paraburgimin e menjëhershëm të që dyshohet për vrasje.

Vijojnë hetimet në lidhje me këtë ngjarje tronditëse./a.k/noa.al/