Transmetuar më 09-08-2018, 19:53

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lezhë.

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur "Rana e Hedhun" në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J., 62 vjeç, banues në Kosovë.

Ai më pas është nxjerrë nga uji dhe transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/