Transmetuar më 09-08-2018, 17:33

Mungesa e turistëve në jug të vendit duket se ka ardhur nga papërgjegjshmëria e vetë pronarëve të lokaleve apo hoteleve.

Janë me dhjetra qytetarë të cilët denoncojnë çmimet e larta të cilat tejkalojnë çdo logjikë biznesi.

Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, çmimi i një birre që në dyqan kushton 80 lek ose në lokal në bllok 150 lek, në Llaman kushton 800 lek.

Çmimet e larta kanë irrituar jo pak qytetarët të cilët kanë preferuar që të shikojnë alternativa të reja duke shmangur jugun tonë.

"JOQ, 8 mije leke nje shishe birre ne Llaman", shkruan qytetari. /a.k/noa.al/