Transmetuar më 09-08-2018, 15:03
Mund t’ju ketë ndodhur edhe ju të jeni në një lartësi dhe dikush t’ju nxisë të hidheni, në det, lumë a pishinë, por ju ngurroni.
Kështu ka bërë dhe një vajzë 16-vjeçare në SHBA e cila ishte e prerë në JO-në e saj që mos hidhej nga ura shumë e lartë në Uashington ku edhe jeton.
Vajza, Jordania Holgerson, për disa herë rresht tha “Jo, nuk dua të hidhem”, teksa qëndronim në urën mbi “Moulton Falls” në lumin Lewis në Yacolt të kryeqytetit amerikan.
Por një dorë nga pas e shtyu fort dhe vajza e lebetitur ra nga lartësia e madhe, në gjendje shoku.
E lënduar nga rënia që kurrë nuk priste t’i ndodhte, Jordania përfundoi në spital me plagë, por pa rrezik për jetën.
Ndërsa nuk dihet se ç’u bë me shoqen që i dha të shtyrën dramatike. /noa.al/
Ja video: