Transmetuar më 09-08-2018, 12:54

Një 22-vjeçar humbi jetën në rrethana të mistershme një ditë më parë në Tiranë në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Bëhet fjalë për një shtetas me inicialet J.B. i cili u gjet i pajetë në vaskën e tualetit nga gjyshja e tij.

I riu ishte në banesë vetëm me gjyshen dhe u fut në tualet për tu larë. Por, pasi u vonua, gjyshja trokiti disa herë. E alarmuar që nuk po merrte përgjigje, ajo mundet të hapë derën e tualetit dhe gjen nipin në vaskë pa shenja jete.

Teksa e thërret disa herë, gjyshja e alarmuar njofton prindërit e djalit dhe policinë.

Nga kqyrja e trupit nuk u konstatua asnjë shenjë që vërteton se ndaj tij mund të jetë ushtruar dhunë.

Ndërkohë, NOA mësoi nga burimet se i riu vuante nga epilepsia. Ky informacion është dhënë nga prindërit në polici. Por, së fundi ai nuk ka pasur kriza nga sëmundja.

Kjo e bën edhe më të mistershëm shkakun që i ka marrë jetën të riut.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./a.m./noa.al/