Transmetuar më 09-08-2018, 11:13

Një fëmijë ka humbur jetën në rrethana shokuese në Itali.

Vogëlushja ka tentuar të gëlltisë një kokërr rrushi pa e përtypur por i ka ngecur në fyt.

Ngjarja ka ndodhur në një plazh të Tarantos në Itali në një moment kur e mitura kishte humbur nga vështrimi i prindërve.

Kur e gjetën vajzën në gjendje të rëndë nga asfiksia prindërit dhe personat që ndodheshin u përpoqën t’i vinin në ndihmë por ishte e kotë.

Të kota rezultuan edhe përpjekjet për ta transportuar në qendrën shëndetësore pasi kur mbërrit atje ishte tepër vonë./a.m./noa.al/