Transmetuar më 09-08-2018, 10:56

Ambasada Amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për studentët shqiptarë që studiojnë në SHBA.

Të gjithë atyre që u ka mbaruar afati i vizës, mund të qëndrojnë atje pa ardhur në Shqipëri për të bërë aplikim të ri.

Ambasada sqaron në faqen zyrtare se nuk është e nevojshme të bëni këtë udhëtim të gjatë për rinovimin e vizës.

“Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar”, njofton ambasada në Facebook.

Një lajm mjaft i mirë ky që u kursen studentëve jo vetëm kohën, por edhe mijëra dollarë që u kushton udhëtimi./a.m./noa.al/