Transmetuar më 09-08-2018, 09:35

Një aksident tragjik ndodhi një ditë më parë në periferi të Tiranës, pranë Kamzës, ku dy persona vdiqën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Një automjet tip Benz përplasi një person me biçikletë dhe më pas përplasi mbi trotuar një nënë me dy vajzat e saj të mitura.

Si rezultat i përplasjes ndërroi jetë 29-vjeçari Ramazan Isha që lëvizte me biçikletë dhe vajza 7-vjeçare E. Ndreu. Ndërkohë, u plagosën rëndë nëna e saj 29-vjeçare Valbona Ndreu dhe vajza tjetër 6-vjeçare E. Ndreu.

të pranishmit në vendngjarje kanë dhënë dëshmi tronditëse lidhur me skenën e aksidentit. Ata thonë se nëse nuk do pengohej nga makinat e tjera, Benzi do të përplaste të tjerë kalimtarë në trotuarin tjetër.

“Në vend që të frenonte, pasi përplasi biçikletën drejtuesja i dha gaz mjetit”, thotë një dëshmitar që ndodhej aty pranë.

Ndoshta ajo është hutuar në ato momente. pas aksidentit Rozina Koleci nuk ka arritur të japë dëshmi pasi ndodhet ende shumë e tronditur.

Ndërkohë, një dëshmitar tjetër thotë se nuk kishte asnjë mundësi për shpëtimin e viktimave.

“Ambulanca dhe policia erdhën mjaft shpejt por nuk kishin çfarë të bënin. Djali me biçikletë dukej pa shenja jete. Edhe vogëlushja po ashtu”, tha një tjetër dëshmitar. /a.m./noa.al/

Kush është shoferja e aksidentit dhe identitetet e viktimave e të plagosurve

“Fëmija ishte i vdekur para makinës sonë”, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin në Kamëz

Rëndohet tragjedia! Pas 7-vjeçares vdes edhe çiklisti, rëndë nëna e vogëlushes dhe motra tjetër 6-vjeçare

Shoferja humbet kontrollin e përplas kalimtarët, humb jetën 7-vjeçarja, rëndë nëna dhe motra 6-vjeçare