Transmetuar më 09-08-2018, 08:55

Ushtria izraelite ka nisur sërish bombardimet ajrore në Gaza ku u shkaktuan edhe viktima të pafajshme.

Sulmet sollën një tragjedi familjare pasi një nënë shtatzënë dhe foshnja e saj vetëm 18 muajshe vdiqën.

Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se viktima ishte një 23-vjeçare ndërkohë bashkëshorti i saj mbeti i plagosur.

Gjatë sulmeve u vra një militant i organizatës “Hamas” dhe 12 persona të tjerë mbetën të plagosur në radhët e civilëve.

Nga ana ushtrisë izraelitë nuk ka pasur ende një reagim lidhur me viktimat në radhët e civilëve.

Bombardimet nisën pasi disa raketa u lëshuan nga Gaza drejt territorit izraelit.a/.m./noa.al/