Transmetuar më 09-08-2018, 08:28

Tërmetet tashmë janë kthyer në një dukuri të përditshme në Shqipëri.

Prej shumë javësh, thuajse çdo ditë në vend regjistrohen disa tërmete.

I fundit është ndjerë në Kepin e Rodonit në Durrës. Lëkundjet ishin relativisht të lehta dhe fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

Epiqendra ishte në 26 kilometër thellësi ndërkohë lëkundjet ishin 3.6 ballë të shkallës rihter.

Prej tërmetit të madh të para rreth një muaji në Tiranë, në vend thuajse çdo ditë janë regjistruar seri tërmetesh.

Sipas sizmiologëve, kjo është një dukuri normale pas një tërmeti të madh./a.m./noa.al/