Transmetuar më 09-08-2018, 08:12

Të japësh 150 mijë euro në emër të dashurisë…online. Kjo i ka ndodhur një gruaje 50-vjeçare e cila duke menduar se gjeti dashurinë, ra pre e një mashtrimi.

Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, në Kantonin e Solothurnit. Gruaja emri i së cilës nuk bëhet me dije, ishte lidhur online me një person me të cilin ishte dashuruar nga bisedat që ata bënin, edhe pse nuk e kishte takuar kurrë dhe nuk e njihte.

Duket e pabesueshme por këto lloj historish po shtohen.

Personi me të cilin gruaja u dashurua, nuk ishte veçse një i burgosur që e mashtronte.

Ai i morinë pesë këste të ndryshme plot 150 mijë euro përmes transfertave online.

Por, kur gruaja priste që dashuria e saj të bëhej i gjallë, ai në fakt humbi kontaktet dhe po shijonte paratë.

Ajo iu drejtua policisë më pas e cila nisi hetimet dhe zbuloi se personi ishte një i dënuar. Policia bëri thirrje që qytetarët të shmangin këto lloj transfertash online, pasi janë vështirë të gjurmohen./a.m./noa.al/