Transmetuar më 08-08-2018, 20:05

Ndodh që dikë mund t’a ndihmosh shumë dhe në fund ai të jep duart duke mos të thënë as faleminderit.

Kështu i ka ndodhur aktores së njohur turke Berrak Tuzunataç, e cila ka luajtur tek serialet e mirënjohur “Ezel” apo “Sulejmani i Madhërishëm”, shkruan Albeu.com.

Ajo ndihmonte një student për më shumë se një vit duke i dhënë bursë por pasi ka marrë edhe muajin gusht, ai e ka bërë bllok.

“Studenti që ndihmoja prej më shumë se një viti për të studiuar më ka bërë bllok pasi mori muajin e fundit”, shkruan aktorja e irrituar në Twitter.

Nga bisedat duket se studenti e ka kujtuar çdo muaj aktoren për t’i hedhur bursën por sapo ka marrë edhe gushtin i ka bërë bllok.