Transmetuar më 08-08-2018, 19:51

Kemi edhe ne në Shqipëri emra fshatrash apo krahinash që të bëjnë të vësh buzën në gaz. Por nuk jemi askund pranë Ganës.

Parlamenti i vendit afrikan shpërtheu në të qeshura me lot kur një deputet kërkoi më shumë investime në zonën e tij.

Sipas Lapsi.al, John Frimpong Osei tha se kërkon që disa fshatra të zonës së tij të bëhen pjesë e rrjetit energjetik.

Por sapo nisi të citojë emrat e fshatrave që duhen lidhur me rrjetin, të gjithë nisën të qeshin.

Fshatrat quhen “Etwe nim Nyansa”, “Kote ye Aboa” dhe “Shua ye Morbor”. Ato përkthehen përkatësisht: “Vagina është e zgjuar”, “Penisi është budalla” dhe “Testikujt janë të mërzitur”. Në përgjigje të kërkesës së deputetit, ministri i Energjisë vazhdoi humorin: “Nëse u ofrojmë energji, kjo mund të ndërhyjë në aktivitetet e natës”.