Transmetuar më 08-08-2018, 18:56

Një nënë beqare është e dëshpëruar pasi nuk arrin të gjejë personin me të cilin ka flirtuar në avion.

Jo Saggers po udhëtonte nga Spanja për të shkuar në shtëpi dhe u takua me një mashkull, por nuk shkëmbyen numrat e kontaktit.

Kështu, gruaja që besohet të jetë nga Anglia juglindore ka publikuar fotografinë e tyre në Facebook për të gjetur një kontakt me të.

Ajo shkruajti se djali i quajtur Joe ngjante me futbollistin Jordan Henderson. Gjithashtu ai e ndihmoi me valixhet.

Në postim, gruaja shtoi se u pendua që nuk i dha numrin e celularit dhe dëshiron me këmbëngulje që ta gjejë “djalin bukurosh”.

Postimi i saj është shpërndarë 796 herë ku shumë persona po e ndihmojnë që të gjejë “dashurinë e jetës”.