Transmetuar më 08-08-2018, 17:35

Mungesa e turistëve në jug të vendit duket se ka ardhur nga papërgjegjshmëria e vetë pronarëve të lokaleve apo hoteleve.

Janë me dhjetra qytetarë të cilët denoncojnë çmimet e larta të cilat tejkalojnë çdo logjikë biznesi.

Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, çmimi i një pije freskuese kanaçe që në dyqan kushton 60 lek ose në lokal në bllok 150 lek, në Butrint kushton 350 lek.

Çmimet e larta kanë irrituar jo pak qytetarët të cilët kanë preferuar që të shikojnë alternativa të reja duke shmangur jugun tonë.

"Pershendetje JOQ desha tju tregoja nje fatur te vogel nga butrinti aty ku 1 cocacola kushton 350 lek pak e ekzagjeruar per ne turistet qe jetojme jasht sipas mendimit tim nuk edi per te tjeret po mua mu duk shtrenjt".