Transmetuar më 08-08-2018, 11:01

Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë ishte bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në periferi të Tiranës, pranë Kamzës, rreth orës 08:40 minuta të së mërkurës.

Drejtuesja e një automjeti humbi kontrollin dhe për pasojë përplasi një person me biçikletë si dhe nënën me dy fëmijë.

Vajza 7-vjeçare E. Ndreu mbeti e vdekur në vend ndërkohë u plagos rëndë motra tjetër e saj 6-vjeçare E. Ndreu si dhe nëna 29-vjeçare Valbona Ndreu.

Ato ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, edhe drejtuesi i biçikletës, 29-vjeçari Ramazan Isha humbi jetën.

Ai u transportua në spital në gjendje kritike, por vdiq pas disa minutash.

Policia ndaloi drejtuesen e mjetit tip Benz që shkaktoi tragjedinë. Ajo është 29-vjeçarja Rozina Koleci.

Aktualisht ajo ndodhet në komisariat ku po merret në pyetje. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan në humbjen e kontrollit të mjetit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m./noa.al/

Rëndohet tragjedia! Pas 7-vjeçares vdes edhe çiklisti, rëndë nëna e vogëlushes dhe motra tjetër 6-vjeçare

Shoferja humbet kontrollin e përplas kalimtarët, humb jetën 7-vjeçarja, rëndë nëna dhe motra 6-vjeçare

“Fëmija ishte i vdekur para makinës sonë”, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin