Transmetuar më 08-08-2018, 10:48

Një aksident tragjik ndodhi paraditen e kësaj të mërkure në periferi të Tiranës, pranë Kamzës ku drejtuesja e një automjeti humbi kontrollin, dhe për pasojë u përplasën për vdekje drejtuesi i një biçiklete si dhe një vajzë 7-vjeçare.

E mitura me inicialet E.N. ishte së bashku me nënën e saj 29-vjeçare me inicialet V.N. dhe motrën 6-vjeçare me inicialet E.N. Ato ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Viktimë mbeti edhe shtetasi Ramazan Isha, i cili udhëtonte me biçikletë.

Dëshmitarët thonë se skena në vendngjarje ishte e tmerrshme. Mjeti përplasi fillimisht biçikletën e më pas kaloi në trotuarin në mes të dy rrugëve ku përplasi nënën me dy fëmijë e më pas kaloi në krahun tjetër.

“Ne po vinim nga ura dhe pamë momentin kur makina i ra gruas me dy fëmijë. Biçikletën nuk e pashë. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi. U tmerruam me thënë të drejtën. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë”, tha një dëshmitar./a.m./noa.al/

Rëndohet tragjedia! Pas 7-vjeçares vdes edhe çiklisti, rëndë nëna e vogëlushes dhe motra tjetër 6-vjeçare

Shoferja humbet kontrollin e përplas kalimtarët, humb jetën 7-vjeçarja, rëndë nëna dhe motra 6-vjeçare