Transmetuar më 08-08-2018, 09:24

Një aksident tragjik me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur në periferi të Tiranës, pranë Kamzës paraditen e kësaj të mërkure.

Viktimë ka mbetur një vajzë e mitur 7-vjeçare me inicialet E.N. Ndërkohë, janë plagosur edhe nëna e saj 29-vjeçare me inicialet V.N. dhe vajza tjetër 6-vjeçare me inicialet E.N.

Raportohet se edhe fëmija i dytë është në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë shinave të trenit ku shtetasja me inicialet R. K., ka humbur kontrollin e mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçikletë dhe më pas me këmbësorët, nënën me dy fëmijët.

Përplasja ishte fatale për vogëlushen ndërkohë nëna dhe motra e saj janë në gjendje të rëndë.

Policia thotë se ka ndaluar drejtuesen e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale në vendngjarje./a.m./noa.al/ 

foto ilustruese