Transmetuar më 08-08-2018, 09:05

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë këtë të mërkurë.

Një djalë i ri 22-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të mistershme.

Raportohet se viktima, me inicialet J.B., është gjetur i pajetë në vaskën e tualetit të banesës nga gjyshja e tij.

Pasi kaloi shumë minuta në tualet, gjyshja po i thërriste por nuk mori përgjigje.

Ajo u gjend përballë skenës së rëndë teksa nipi kishte ndërruar jetë.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan drejt vdekjes të riun. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup.

Pritet kryerja e ekspertizës mjekoligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m./noa.al/