Transmetuar më 07-08-2018, 23:18

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Kosovë.

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Brekoc të Gjakovës.

Mësohet se një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsye që ende nuk janë të qarta.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Policia ku ka arrestuar kryefamiljarin.

Ndërkaq gruaja mësohet se është e moshës 40 vjeçare ndërsa vajzë e moshës 9 vjeçare.

Nga martesa e tyre, çifti ka sjellë në jetë 6 fëmijë./a.k/noa.al/