Transmetuar më 07-08-2018, 21:17

Lajme të mira vijnë nga mjekët specialistë për ata që vuajnë nga mbipesha.

Shkencëtarët janë shumë pranë krijimit të një vaksinë e cila do të frenonte shtimin e peshës tek njerëzit që kanë këtë problem.

Edhe pse nuk ka ende diçka konkrete, mjekët janë shprehur jashtëzakonisht optimistë se do të arrihet të krijohet ky ilaç.

Obeziteti është një nga problemet më të mëdha shëndetësore që është përhapur shumë shpejt në mbarë botën.

Madje, mbipesha është e lidhur edhe me shumë sëmundje të tjera vdekjeprurëse si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe të tjera./a.k/noa.al/