Transmetuar më 07-08-2018, 19:02

Tre ndër 39 personat që u paraqitën në spitalin e Elbasanit me simptoma intoksikimi të mundshëm nga ushqimi, pas dërgimit në Tiranë ndodhen në gjendje të mirë pa rrezik për jetën.

Burime nga spitali në Tiranë thanë pasditen e sotme për noa.al se tre dasmorët e dërguar nga personeli spitalor i Elbasanit morën mjekim për simptoma helmimi të mundshëm nga ushqimi dhe janë pa rrezik për jetën.

Të njëjtat burime thanë se transportimi deri në Tiranë ishte i panevojshëm.

Dasmorët ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të diarresë dhe të vjellave.

AKU ka marrë mostra të ushqimeve dhe ëmbëlsirave të konsumuara në dasmat e lokalit për të qartësuar nëse bëhet fjalë për helmim nga produktet e konsumuara./noa.al/