Transmetuar më 07-08-2018, 13:36

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez janë parë në Milano të kapur dorë për dore.

Ata po bënin “shopping” në Milano dhe nga foto duket se Georgina është mjaft e trullosur.

Ylli portugez dukej shumë trendi veshur me një këmishë të bardhë, xhinse dhe mbante në kokë një kapele.

Ndërsa brunia bukuroshe kishte nxjerrë në pah këmbët e saj, veshur me pantallona shumë të shkurtra.

Gjatë lëvizjeve të tyre, Ronaldo dhe e dashura janë “mbytur” nga paparacët dhe fotoreporterë pafund.

Edhe kalimtarët po ashtu kanë kërkuar t’u afrohen dhe të marrin autografë.

E me qindra selfie është detyruar Ronaldo të bëjë me fansat e vet vetëm duke përshkuar rrugën Montenapoleone, e njohur si rruga e butikëve të veshjeve firmato.