Transmetuar më 07-08-2018, 12:23

Gjermania kërkon të paktën 13 mijë punëtorë nga Shqipëria dhe Kosova. Lajmi u bë publik nga ministri Federal i Shëndetësisë Jens Sphan.

Ai tha gjatë një interviste për “Suddeutsche Zeitung” se ka vende të lira pune dhe se nevojiten të huaj.

Ministri deklaroi se kërkohen kryesisht persona që të kujdesen për të moshuarit nëpër azile.

Raportohet se në skemën e rekrutimit janë futur mijëra punëkërkues nga Kosova dhe Shqipëria.

Në kushtet kur mungon forca e punës vendase, Berlini ka vendosur të hapë dyert për emigrantët./a.m./noa.al/