Transmetuar më 07-08-2018, 08:07

Nëse arsyeja që përmendet do të ishte e vërtetë, atëherë vendimi për të mos grumbulluar më me kombëtaren zvicerane futbollistin me origjinë shqiptare Valon Behrami do të ishte një skandal i vërtetë.

Një ditë më parë atij i është komunikuar vendimi nga trajneri serb i ekipit Vladimir Petkoviç.

Më pas, Behrami njoftoi në rrjetet sociale se e mbylli karrierën ndërkombëtare.

Por, në një reagim për mediat më pas ai tha se e kishte përjashtuar trajneri dhe se nuk ishte vendimi i tij të largohej nga kombëtarja zvicerane.

“Petkoviç më ka telefonuar sot. Mendoja se ishte një telefonatë kortezhe por më ka vendosur me shpatulla pas muri. Kam menduar disa herë të largohesha por ndihesha protagonist i këtij grupi”, ka thënë ai.

Ai më pas është treguar mjaft i ashpër kur flet për arsyet se pse u përjashtua.

“Kjo është një zgjedhje politike. Trajneri mund të thotë gjithçka dëshiron, por bëhet fjale dukshëm për një zgjedhje politike. Është një vendim i marrë nga dikush që nga futbolli nuk kupton asgjë”, tha ai./a.m./noa.al/