Transmetuar më 06-08-2018, 21:13

Klientë të këtij lloji nuk ka patur kurrë për kamarierin Antonio Del Vecchio, 39 vjeç, që punon në restorantin “Maison d’Antoine“, në Belgjikë.

Ai i shërbeu ushqim gjatë mbrëmjes së djeshme kancelares gjermane Angela Merkel.

Ajo ndodhej në një takim pune në kryeqytetin europian, për çështjen e refugjatëve.

Bild.de tregon se fatura e Merkelit ishte 49.20 cent, ndërsa ajo i dha 50 euro, duke i thënë se “tjerat mund ti mbajë.”

Në fund kamerieri iu lut për një selfie dhe padyshim kancelarja ia plotësoi dëshirën.