Transmetuar më 06-08-2018, 13:36

Një tortë e stolisur me kartëmonedha 500 euroshe, një valixhe të zezë në mes të saj dhe sipër si me kokainë ku pranë edhe një 500-euroshe e bërë fishek për të thithur drogën e fortë. Mbi valixhen e bërë me çokollatë të zezë, edhe një kartë krediti, shkurt, i gjithë “manuali” i një trafikanti profesionist kokaine.

Kjo ishte torta e ditëlindjes për në djalë të ri nga Shqipëria.

Shefja e Antidrogës në policinë e Teramos, Itali, Roberta Cicchetti, tha se torta e dekoruar në këtë mënyrë, ndodhej në një pastiçeri të qytetit, e porositur për ditëlindje dhe gjendej në vitrinë në pritje për t’u tërhequr nga porositësi.

Në të, siç shikoni fotot që ju sjell noa.al, shkruhej “EDHE 100 BIPHE”, duke nënkuptuar urimin e thithjes së kokainës me hundë dhe për 100 vjet të tjera.

Torta ishte porositur për një emigrant shqiptar i cili ndodhej nën arrest shtëpiak.

Torta në fakt ishte bërë si surprizë për të riun shqiptar dhe për të ishte duke u përgatitur një party surprizë me rastin e ditëlindjes.

Pikërisht kjo festë u shfrytëzua nga policia e cila shkoi në shtëpinë ku bëhej festa dhe pa se atje veç të riut nën arrest shtëpiak gjendeshin dhe disa miq të tij.

Policia tha se nisën hetime për thyerje të masës së arrestit shtëpiak. /noa.al/