Transmetuar më 06-08-2018, 12:23

Edhe pse jemi në një periudhë pushimesh, për politikën duket se ndodh ndryshe.

Selia blu nuk i ka ndalur sulmet ndaj kryeministrit Rama edhe këto ditë.

Teksa kryeministri publikoi sot disa të dhëna nga raporti i S&P për gjendjen e ekonomisë, deputetja e PD Grida Duma i është përgjigjur me disa të dhëna të tjera që sipas saj tregojnë të kundërtën.

“Eurobarometri i 2018 për Shqipërinë, fakton që 1 milion 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe. Vetëm në një vit, pra midis 2017 dhe 2018,  janë shtuar  245 mijë shqiptarë më shumë, që deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike  është shumë e keqe”, deklaroi Duma nga selia blu.

Ajo tha më tej se të dhënat tregojnë se “për 67% të shqiptarëve papunësia është problemi më i madh i tyre”.

 “Në një vit të vetëm janë 315 mijë shqiptarë që e deklarojnë gjendjen e tyre shumë më keq”, shtoi deputetja.

Sipas Dumës, Barometri Ballkanik tregon se kriza  ekonomike,  korrupsioni dhe e papunësia e lartë po rrënon jetët e shqiptarëve./a.m./noa.al/