Transmetuar më 06-08-2018, 11:26

Ashtu si klubet e mëdha evropiane, edhe skuadrat shqiptare vijojnë merkaton verore.

Skuadra e Kukësit ka qenë ndër më aktivet në kampionatin shqiptar.

Verilindorët kanë afruar plot 12 lojtarë por blerjet ende nuk janë mbyllur.

Së fundi skuadra kuksiane ka afruar një talent nga Guinea. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Omar Toure, i cili është pjesë e skuadrës së dytë të gjigantit italian Juventus.

Ai do të bashkohet me Kukësin në formë huazimi./a.m./noa.al/