Transmetuar më 06-08-2018, 09:42

Këngëtarja e njohur Demi Lovato para disa ditësh u transportua me urgjencë në spital pas problemeve nga mbidoza e heroinës.

Tashmë gjendja e saj është përmirësuar por ende ajo ka nevojë për trajtime mjekësore.

25-vjeçarja ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale pas problemit të rëndë që kaloi.

Ajo thotë se heqja dorë nga droga nuk është kaq e thjeshtë.

“Unë kam qenë gjithnjë transparente për varësi. Ajo që kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket me kalimin e kohës, është diçka që duhet të vazhdoj të kapërcej dhe nuk e kam bërë ende”, shkruan ajo.

Ajo do të qëndrojë edhe disa ditë në spital dhe më pas do t’i drejtohet një qendre rehabilituese. Në muajin Qershor ajo zbuloi se i ishte rikthyer drogës pas gjashtë viteve./a.m./noa.al/