Transmetuar më 05-08-2018, 23:01

Çelsi duket i vendosur për të mbajtur në Londër yllin belg Eden Hazard.

Ai kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit prej kohësh por blutë e Londrës nuk duan ta shesin mesfushorin për asnjë shumë.

Drejtuesit janë duke bërë gati një kontratë të re për Hazard dhe paga e tij do të rritet në plot 17 milionë euro, duke e bërë atë mes më të paguarve në Premier Ligë dhe më gjerë.

Sipas mediave britanike, mesfushori është në qendër të projektit të ri të ekipit londinez.

Edhe trajneri i ri Sarri ka kërkuar të bëhet gjithçka për të mbajtur në skuadër belgun i cili shkëlqeu në botërorin e Rusisë./a.m./noa.al/