Transmetuar më 05-08-2018, 19:08

Mali Elbrus është më i larti në Evropë. Ai ndodhet në malet kaukaze në Rusinë e largët.

Alpinistja kosovare Arineta Mula bëhet shqiptarja e parë që ngjit malin 5642 metër të lartë, në kushte të vështira atmosferike madje.

Nga maja e lartë e malit ajo ka pozuar me flamurin e Kosovës si dhe me flamurin kuqezi të Shqipërisë.

Lajmin për suksesin e ka ndarë vetë Arineta në rrjetet sociale. “Për Kosovën tonë”, ishte dedikimi i Mulës.

Ajo ka falenderuar edhe autoritetet shqiptare që i mundësuan pasaportën për të udhëtuar drejt Rusisë.

“Kisha mundësi të tjera që më lehtësonin udhëtimin drejt Rusisë, por këmbëngula që të pres dhe të udhëtoj me pasaportën shqiptare”, vijonte Arineta Mula në postimin e saj Arineta Mula./a.m./noa.al/