Transmetuar më 05-08-2018, 18:39

Ajo është një prej këngëtareve më të dashura shqiptare dhe fansat i ka të shumtë edhe prej formave të saj super-seksi.

Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilagën e cila më së shumti është përfolur për përmasat e gjokseve.

Para dy vitesh ajo bëri një ndërhyrje për zvogëlimin e gjokseve pasi e bezdisnin aq të mëdhenj.

Por, problemi duket se nuk ka mbaruar. Çiljeta tha se gjokset sërish rriten dhe mjeku i ka thënë që duhet të bëjë sërish ndërhyrje nëse dëshiron.

“Që ta dini, hunda, gjoksi dhe veshët rriten gjatë gjithë jetës. Kur është genetike, gjoksi do të vazhdojë të rritet. Më kanë thënë që duhet ta operoj 1 herë në 4 vite”, tregoi këngëtarja.

Por ajo tha se nuk ka ndërmend t’i nënshtrohet sërish bisturisë./a.m./noa.al/