Transmetuar më 05-08-2018, 17:46

Jo vetëm dasma mbretërore, por edhe zënka mes nuses Meghan Markle dhe babait të saj Thoms ishte në qendër të vëmendjes para disa muajsh.

Zënka ishte aq e madhe sa dukesha e Sussex nuk lejoi të atin të ishte pjesë e ceremonisë së dasmës me Princin Harry.

Këtë vendim drastik e mori pasi babai i saj i kishte premtuar një reviste foto nga ceremonia private kundrejt një shume të madhe.

Kjo gjë nuk u pranua dot nga vajza e cila shkëputi marrëdhëniet me babain e saj.

Por tani gjërat duket se po rregullohen mes të dyve. “DailyMail” shkruan se Dukesha është nisur në SHBA për t’u takuar me babain e saj.

Edhe Thoms kishte planifikuar udhëtim në Britani por nuk u lejua nga mjeku pas problemeve me zemrën./a.m./noa.al/