Transmetuar më 05-08-2018, 16:10

Futbollisti i Milanit Hakan Çalhanoglu u nda nga bashkëshortja e tij vetëm pak kohë më parë dhe shkak është bërë një këngëtare shqiptare.

Anita Latifi ka shkuar edhe më tej madje teksa ka thënë se mbeti shtatzënë me Hakanin por u detyrua të abortojë nga presioni që ai i bënte pasi nuk pranonte atësinë.

Por, këto pretendime janë hedhur poshtë nga futbollisti.

“Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”, ka deklaruar ai në prokurori.

Pas këtyre informacioneve, ka ardhur edhe reagimi i ish-bashkëshortes së Çalhanoglu. Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se tani është e qartë se çfarë ka ndodhur, dhe nuk është ajo tradhtarja.

“Nuk e kam tradhtuar kurrë Hakan, as kur ishim të fejuar, as gjatë martesës. Nuk ka asnjë fotografi timen me burra të tjerë në internet. Kush ka sy në ballë mund të shohë realitetin, kush dëshiron të ketë relata të mira me Hakan, e sheh të vërtetën ndryshe. E vërtetë apo jo, Hakan nuk shtoi më asnjë fjalë dhe tha se në gjykatë do të tregonte arsyet e detajuara që e shtynë të divorcohen”, u shpreh ish-bashkëshortja e futbollistit Hakan Çalhanoglu./a.m.