Transmetuar më 05-08-2018, 13:59

Jadav Payeng nga India, që prej vitit 1979, ka mbjellë i vetëm me duart e tij një pyll më të madh se Parku Qendror në Nju Jork.

Ambientalisti ia doli që një sipërfaqe të madhe djerrë ta kthejë në një parajsë tropikale, si për kafshët ashtu edhe për njerëzit.

115 elefantë, rinocerontë, drerë dhe tigra tani jetojnë në këtë pyll prej 550 hektarësh.

“Më prisni mua para se të prinsi pemët e mia”, ka thënë ai për këdo që do e ndërmerrte këtë hap të shëmtuar.

Më poshtë keni videon e historisë së tij mahnitëse të publikuar nga National Geographic./a.k/noa.al/