Transmetuar më 05-08-2018, 12:25

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka dhënë një përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me nismën e tij për ndryshimin e kufijve dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Në postimin e tij në rrjetet sociale Vasili shkruan se “Kufijtë janë në rregull ndërsa ekonomia jo dhe ‘hallet’ e vetes të mos i bëjmë të shqiptarëve”.

Ai vijon më tej duke thënë se “ekonomia nuk është në rregull as në Shqipëri dhe as në Kosovë”.

“Luftëra të mëdha kanë përcaktuar fituesit dhe humbësit, kanë përcaktuar dhe kufijtë e fituar, kanë përcaktuar dhe shqiptarët si fitues. Dhe fituesi duhet të sillet si fitues e kundërta është faj. Ekonomia nuk është në rregull as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Është në krizë ekonomia. Është i madh korrupsioni. Pastrohen edhe para të pista shumë bile. Shqiptaret këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shumë herë më të mirë dhe më të fortë. Kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre. Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t’i mbrojmë si duhet. ‘Hallet’ e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve”, shkruan Vasili në postimin e tij të plotë./a.k/noa.al/