Transmetuar më 05-08-2018, 12:01

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj.

Në një intervistë që e gjeni të plotë më poshtë, Zhiti thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij në arkivat e Sigurimit të Shtetit.

Një dosje që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi.

Vuajtja na mëson të dimë të duam, tha zoti Zhiti në intervistën për Zërin e Amerikës në një park të Uashingtonit.

Shkrimtari, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës.

Visar Zhiti sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan.