Transmetuar më 05-08-2018, 10:14

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Mësohet se i vrarë ka mbetur një 54-vjeçar nga Fushë Kosova.

Mediat vendase shkruajnë se B.I., është plagosur rreth orës 03:00 me armë zjarri nga persona të dyshuar dhe gjatë transportit në spital ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndëkaq policia po vijon me hetimet./a.k/noa.al/