Transmetuar më 05-08-2018, 08:31

Një 19-vjeçar në Britaninë e Madhe ka guxuar të publikojë një fotografitë tijën në rrjetet sociale, pasi pësoi djegie në pothuajse 90 përqind të trupit, ku në fytyrë nuk njihet më si ai i mëparshmi.

Troy MacKinlay pati pak shanse për të mbijetuar, pasi një qiri u bë shkak për një zjarr në shtëpinë e gjyshes së tij në Shildon, Durham, gjatë vitit që lamë pas.

Megjithatë i riu mbijetoi dhe u përmirësua dita ditës në shëndet.

Ai i kërkoi së motrës Abra Wood që të postonte fytyrën e tij në rrjetet sociale, për t’i treguar të gjithëve se nuk i vjen turp për pamjen e tij, duke i thënë që të shkruante “Ky jam unë, ju pëlqen ose jo”.

Pas publikimit i riu ka marrë shumë mesazhe inkurajuese./a.k/noa.al/