Transmetuar më 04-08-2018, 14:40

Fati varet nga sjellja jonë. Secili prej nesh, mbart me vete një pjesë me fat dhe një pjesë pa fat.

-Jini të gatshëm për gjithçka, provoni eksperienca të reja, pasi mundësitë shfaqen vetëm nëse jemi gati ti mirëpresim, mund të kuptojmë se kur është momenti i duhur për të bërë diçka. Vini re disa gjëra: personat me fat janë gjithmonë të qeshur, pozitiv, kurioz dhe të hapur ndaj të rejave të rëndësishme.

-Shfaqni një sjellje relaksuese ndaj jetës. Edhe tek fati i keq, mund të gjendet një element pozitiv i cili ndihmon që të kapërcejmë momentet aspak të favorshme.

-Mos u dorëzoni përpara dështimeve! Duhet besuar gjithmonë se ky nuk është fundi, por se përmirësimi është fare pranë.

-Mundohuni të arrini objektiva edhe kur mundësitë janë të paktë: kryefjala është, të qenit optimistë.

-Besoni në raportet me të tjerët! Intuita, refleksioni dhe përqendrimi, ndihmojnë jo pak në marrjen e vendimeve të duhura, ato që ne i quajmë “fat”. /a.y/noa.al