Transmetuar më 03-08-2018, 19:11

Greqia kaloi një katastrofë të rëndë nga zjarret që përfshinë periferitë e Athinës ku mbetën të vdekur rreth 90 persona e mbi 200 të tjerë u plagosën me dëmtime të shkallëve të ndryshme.

Kjo është cilësuar si tragjedia më e rëndë nga zjarret prej një shekulli.

Gjatë ditëve të tragjedisë u vunë nën akuzë edhe autoritetet shtetërore për reagim të vonuar.

Ndërkohë, nga ana e kabinetit qeveritar ka ardhur një dorëheqje.

Mësohet se sot ka paraqitur dorëheqjen Nikos Toskas, Ministër për Mbrojtjen Civile.

Ai e kishte kërkuar edhe më parë dorëheqjen por ishte refuzuar nga kryeministri Aleksis Cipras.

Pas refuzimit të parë, tashmë Cipras pranoi dorëheqjen e tij pasi edhe situata e vështirë kaloi./a.m./noa.al/