Transmetuar më 03-08-2018, 15:26

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 4 gusht 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ka disa shqetësime të cilat nuk ju lejojnë që ta jetoni të plotë këtë periudhë plot me të reja në fushën e ndjenjave. Disa zhgënjime të së kaluarës, janë shumë të vështira për tu harruar, por duhet të tregoheni të fortë dhe kurajoz. Kjo është një ditë mjaft e favorshme për çështjet e biznesit.

Demi

Do të jeni naiv dhe me vullnet të pathyeshëm dhe kjo gjë do ju lejojë që të vini në praktikë të gjitha idetë tuaja krijuese dhe revolucionare. Parashikohen mundësi shumë të mira për të rindezur ndjenjat.

Binjakët

Kjo fundjavë ju fton që të reflektoni më shumë, sidomos nëse jeni në prag të marrëveshjeve të rëndësishme sa i takon karrierës tuaj profesionale. Ndërkohë parashikohen mundësi shumë të mira sa i takon ndjenjave dhe pushimit.

Gaforrja

Në këtë moment dëshira për të udhëtuar është shumë e madhe, por nga ana tjetër do të ndjeni nevojën për tu larguar nga rutina juaj, për tu përfshirë në eksperienca të reja dhe për të rindezur emocionet. Kjo gjë vlen sidomos nëse kohëve të fundit nuk keni kaluar një periudhë të mirë.

Luani

Jeni shumë të lodhur, ndaj gjatë kësaj fundjave duhet ti kushtoni më shumë kohë vetes tuaj, partnerit/es dhe familjes. Përqendrohuni maksimalisht në çështjet profesionale më urgjente.

Virgjëresha

Në këtë moment duhet të tregoheni sa më të kuptueshëm në raport me bashkëpunëtorët dhe partnerët në profesion, pasi mënyra juaj e të shfaqurit autoritet mund të krijojë tensione të ndryshme. Në dashuri, duhet ta lini veten më të lirë.

Peshorja

Kjo fundjavë do të karakterizohet nga një fat i madh, sidomos nëse parashikohen ndryshime dhe transformime vendimtare për punën. Duhet të tregoheni sa më të përqendruar dhe karizmatik dhe do të arrini të merrni një rol më të madh.

Akrepi

Në dashuri duhet të jeni më të pavarur. Tashmë do të ndiheni gati për të ndërmarrë një hap të rëndësishëm, ndaj mos u druani të riktheheni sërish në lojë. Në vendin e punës suksesi është i garantuar.

Shigjetari

Nis një fundjavë e rëndësishme për tu përballur me gjithë ata persona të cilët së fundmi ju kanë vendosur nën presion. Do ti jepni një përkufizim tjetër nj raporti, sidomos nëse nuk ndiheni të kënaqur me lidhjet tuaja të fundit. Këshillohet që të jeni më të dashur dhe më të pranishëm në familje.

Bricjapi

Do të nisni bashkëpunime të rëndësishme të cilat do të rezultojnë mjaft fitimprurëse. Mundohuni vetëm që të jeni më të hapur në raport me të tjerët dhe mos u tregoni shumë kokëfortë. Në dashuri parashikohen të reja interesante, sa i takon një lidhjeje.

Ujori

Kjo fundjavë do të jetë në kërkim të harmonisë dhe qetësisë lidhur me raportet ndërpersonale. Në dashuri do të jeni shumë të angazhuar dhe kjo gjë do ju stresojë pa masë. Në punë, parashikohen shpërblime të shumëpritura.

Peshqit

Janë ditë të cilat ju shohin mjaft emotiv dhe të ndjeshëm, ndaj shmangni përfshirjen në diskutime shumë të ndezura me familjen ose partnerin. Kjo fundjavë është shumë e mirë për të planifikuar me detaje projekte të reja. /a.y/noa.al