Transmetuar më 03-08-2018, 12:52

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, reagon lidhur me thirrjet antishqiptare të dëgjuara një ditë më parë në Krushevë të Kosovës.

Gjithçka ndodhi gjatë ceremonisë së vendosjes së luleve në Meçkin Kamen në Krushevë.

Disa nga të pranishmit lëshuan thirrje anti-shqiptare “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”.

Lidhur me këto deklarata, MEPJ shpreh keqardhjen dhe dënon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare të hedhura dje gjatë ceremonisë së festimit të kryengritjes së Ilindenit në Meçkin Kamen në Krushevë.

“Besojmë se këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme dhe shpresojmë që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike të mbeten të izoluara”, thuhet në qëndrimin e ministrisë.

Më tej, MEPJ i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

“Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin midis vendeve e qytetarëve tanë”, thuhet në mbyllje të qëndrimit. /a.y/noa.al