Transmetuar më 03-08-2018, 12:17

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Artur Malaj.

Vendimi ndaj tij u dha mesditën e sotme, ku nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, gjyqtari Malaj, rezultoi i pastër.

Nga verifikimet e kryera sa i takon pasurisë, deklarimi i gjyqtarit rezultoi i saktë, ndërkohë që KPK konstatoi se subjekti ka qenë bashkëpunues në verifikimin e thelluar.

Sa i përket pasurisë, ai ka deklaruar tokë bujqësorë në Vlorë një mijë metra katrorë dhe zotëron 50% të saj.

Tokë tjetër bujqësore në Vlorë, përfituar me ligjin 7501, pronë kjo ende e pa regjistruar. Për këto pasuri rezulton së përputhen deklarimet sipas KPK.

Po ashtu rezulton një apartament i blerë 55 mijë euro në Tiranë. Në vitin 2008, çmimi i shtëpisë është ulur. Një garazh i blerë në vitin 2008 me vlerë 800 mijë lekë. Burimi është deklaruar nga kursimet e bashkëshortes dhe vetë subjektit.

Nga verifikimi i kredisë konstatohet se vlera e ambientit është 61 mijë euro dhe pagimi do bëhej me katër këste.

Nga hetimet e KPK-së rezulton se bashkëshortja e gjyqtarit ka llogari bankare me mbi 100 mijë euro. Paratë janë depozituar me burim punën si notere.

Për gjyqtarin Artur Malaj ka 5 ankesa, ndërkohë që nga hetimi i KPK-së nuk rezulton të ketë shkelje. /a.y/noa.al

KPK zbulon vilën në Vlorë, gjyqtari: Nuk kam asnjë lidhje me atë pronë