Transmetuar më 02-08-2018, 20:52

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në në fshatin Dubravë të Suharekës.

Në aksident janë përplasur dy automjete, njëra me targa të Kosovës ndërsa tjetra me targa franceze.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona një grua dhe një burrë, si dhe kanë mbetur të lënduar dy fëmijë.

Fatmirësisht, fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia vendase ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/